TIRANË, 3 qershor/ATSH/ – Mediet italiane janë të ndara mes tyre lidhur me të ardhmen e pankinës së “Juventusit”, pra nëse do jetë Maurizio Sarri apo Peppe Guardiola trajneri që do të udhëheqë stolin që ka lënë bosh Massimiliano Allegri te kampionët e Italisë.
Mediet italiane kanë theksuar gjatë ditës së sotme se emri i Sarrit duket si favoriti për të nënshkruar me “Juventusin”, duke parë pamundësinë e Guardiolës të mbyll marrëveshjen me skuarën e “Manchester City-t”. Kjo për shkak se Sheikët që financojnë kampionët e Anglisë kanë kundërshtuar idenë e një mbyllje të parakohshme të kontratës me teknikun spanjoll.
Mediet italiane për të forcuar argumentin e tyre theksojnë se ka një “Axhendë Ramadani”, sa i takon Sarrit te “Juventusi”, pasi Fali Ramadani është menaxheri i teknikut toskan, që më herët ka drejtuar “Napolin” e “Empolin”. Axhenda e Ramadani, siç është pagëzuar në Itali ka në thelb fillimisht zyrtarizimin e largimit të Sarrit nga “Chelsea”, lajm që pritet të marrë jetë gjatë pasdites ose mbrëmjes së sotme, ose maksimumi nesër në mëngjes dhe të mërkurën, parashikon që Sarri të hedhë firmën në kontratën që do ta lidhë teknikun toskan me “Juventusin”. Sipas medieve flitet për një kontratë trevjeçare, ose minimalisht 2-vjeçare me një opsion për vitin e tretë.
Nga krahu tjetër, një pjesë e medieve italiane nuk e kanë perënduar ende pistën Guardiola, e cila mbetet në jetë deri në momentin kur “Juventus” të nënshkruaj me Sarrin. Shkak bëhet fakti se bardhezinjtë kanë investuar prej dy muajsh kohë dhe negociata për të mbërritur tek tekniku katalanas, por pengesë është bërë në këtë tratativë “City”, që nga krahu tjetër këto orë pret të njihet me vendimin e UEFA-s për mos respektim të normës së “Faiyr Playt” financiar dhe ku rrezikon mos pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për dy sezonet e ardhshme.
Një dënim që ky që do detyronte “Cityn” të pranonte më pas largimin e Guardiolës nga pankina, pasi dhe në kontratën mes teknikut dhe klubit është parashikuar një eventualitet i tillë, ose më saktë, referuar medieve italiane, një është parashikuar fakti se në rast se City nuk merr pjesë në trofetë europiane, qoftë për çështje sportive, apo çështje jo sportive, Guardiola të ketë nga krahu i tij të drejtën të mbyll përpara kohe kontratën me skuadrën nga “Manchesteri” dhe ja u vjen momenti që “bardhezinjtë” torinezë hidhen me të gjitha forcat në pistën që do çonte drejt Guardiolës si teknikun e ri të “Juventusit”, duke realizuar kështu një goditje të madhe në këtë nisje të merkatos së verës.
Prandaj orët në vijim, duket se janë vendimtare për të ardhmen e dy trajnerëve dhe vetë “Juventusit” që duhet të zgjedhë se cili do të jetë tekniku i ri i Kampionëve të Italisë. /j.p/













