UASHINGTON, 3 qershor /ATSH-ANSA/ – Lewis Hamilton synon të arrijë Michael Schumacher në çdo aspekt, jo vetëm për rekordin e shtatë titujve botërore të fituar por edhe për sa i përket moshës që është tërhequr nga garat.
“Michael është tërhequr në moshën 38-vjeçare, unë tani jam 33. Ideja ime është ajo që të garojë për pesë sezone të tjera. Jam jashtëzakonisht i vendosur që të fitoj dhe mendoj se do e harxhoj kot këtë mundësi nëse nuk vazhdoj të rritem, të përmirësohem dhe të punoj më shumë”, tha kampioni i botës me “Mercedes” në një intervistë të dhënë dimrin e kaluar tek “David Letterman show” por që u publikua të premten e kaluar.
Piloti britanik shpjegoi gjithashtu se sa e vështirë është të vësh në praktikë projektin për të garuar edhe pesë vite të tjera për shkak të sforcimit mendor që duhet për të qenë një kampion i nivelit të tij.
“Ka çaste gëzimi të madh, kur vijnë sukseset, por edhe situata kur morali shkon shumë poshtë dhe është shumë i paqëndrueshëm”, theksoi Hamilton. /G.S/























