Kush pengon zgjedhjet, burgoset dhe nuk udhëton dot drejt BE dhe SHBA

TIRANË, 3 qershor/ATSH-Arbi Fortuzi/- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënësen e Qeverisë, Elisa Spiropali, theksoi sot se, protesta e opozitës është revolta e një kaste që populli e largoi me votë, por që kërkon të kthehet me dhunë. Po ashtu, Spiropali nënvizoi se pengimi i zgjedhjeve dënohet me burg dhe po ashtu personi që kapet duke penguar zgjedhjet, nuk ka të drejtë të udhëtojë drejt BE dhe SHBA.

“Protesta është revoltë e një kaste të larguar me votë dhe që kërkon të kthehet në pushtet më dhunë. Interesi i tyre i vetëm është fshehja ndaj drejtësisë dhe ska të bëjë me interesin publik dhe interesin e vendit.  Po ju them që ka një mënyrë për të vlerësuar qeveritë dhe pushtetet, ajo është vota, këta i kanë ikur përballjes me votën, s’e kemi zgjedhur ne të garojmë me 30 e kusur parti që janë futur në zgjedhje dhe jo me PD e LSI, por janë këto parti që kanë zgjedhur të mos të jenë në garë”, tha Spiropali.

“Opozita kërkon të ngordhi Reformën në Drejtësi, pasi kërkojnë të fshihen nga drejtësia. Ëndrra e tyre është që në Shqipëri të ketë përplasje civile dhe destabilitet. Jo vetëm bëmë marrëveshje në 2017 me këta zotëri, por i dhamë çfarë deshën. Nuk pati asnjë ankesë për zgjedhjet e vitit 2017. Do dënohen ato shqiptarët e shkretë që dalin si mish për top në protest”, – theksoi Spiropali.

“Këta mendojnë se do mund të shkatërrojnë zgjedhjet në Shqipëri, duke i bërë atë që si ka bërë vendit tonë as armiku më i tmerrshëm. As Serbët shovinist”, – vijoi Spiropali.

“Ne që të ik Edi Rama se nuk fiton dot Lulzim Basha nuk e bëjmë dot. S’ka Kod Zgjedhor që pakicën e këtyre t’i bëjë shumicë. Ata që do tentojnë të prekin zgjedhjet, kush guxon të prek zgjedhjet, kush guxon të pengojë shqiptarët të votojnë dhe kush tenton të djegë kutitë në stilin më të turpshëm që PD e ka zakon, e ka bërë në vitet 96-97, do përballet me ligjin. Prandaj i bëjë apel qytetarëve që të mos shkoni pas të marrëve se do shkoni në burg dhe jo vetëm kaq, por kjo nuk do ju lejoi të hynë një BE dhe SHBA”, – përfundoi Spiropali.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.