Ballina Bota

BOSNJE – Përmbytje në pjesën qendrore të vendit

SARAJEVË, 3 qershor /ATSH-MIA/ – Një mot i keq me reshje të dendura shiu ka përfshirë pjesën qendrore të Bosnje-Hercegovinës, si pasojë e të cilit janë regjistruar përmbytje nëpër banesa, janë shembur disa ura dhe janë shkatërruar shumë rrugë.

Gjithashtu rezultojnë edhe një numër i madh rrugësh rajonale të bllokuara për shkak të daljes së lumenjve nga shtretërit, por edhe të rrëshqitjes së tokës.

Gjendja në komunën Magllajm, paraqitet e rëndë për shkak të daljes nga shtrati të lumit Fojnica.

Në rajonin e Zenicës komunikimi rrugor është ndërprerë.

Deri tani nuk ka njoftime për viktima./ /os/ a.jor.

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Njerëz të padukshëm” sjell historinë e të riut nga Durrësi
Artikulli tjetërSHBA – Në aplikimin për viza edhe profili në rrjetet sociale