BERLIN, 3 qershor /ATSH-DPA/ – Annegret Kramp Karrenbauer, lidere e Unionit Kristiandemokrat (CDU), takohet sot me presidentin francez, Emmanuel Macron në Paris për të diskutuar për çështje në lidhje me Bashkimin Europian, njoftoi CDU-ja në Berlin.
Bisedimet në lidhje me figurën që do të marrë pozicionin kryesor politik në BE pas zgjedhjeve të përgjithshme europiane do të jenë në qendër të këtij takimi.
Konservatorët gjermanë po nxisin për modelin “Spitzenkandidat” (kandidati kryesor) Manfred Weber për të zëvendësuar Jean Claude Juncker si president të Komisionit Europian.
Nga ana tjetër Macron ka bërë të qartë se ai nuk është në favor të Weber, i cili është në krye të grupit më të madh në Parlamentin Europian.
Inovacioni dhe teknologjia bashkë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë janë gjithashtu mes çështjeve kryesore. /G.S/























