Ballina Bota

SOFT NEWS – Fitorja e fundit e baballarëve të Wall Street!

UASHINGTON, 2 qershor /ATSH-AFP/ – Baballarët e Wall Street ia dolën mbanë më në fund, pasi banka JPMorgan Chase pranoi të paguante vlerën e pesë milionë dollarëve për punonjësit burra, të cilët ndiheshin të diskriminuar pasi nuk ishin të përfshirë në lejet e paguara vetëm për nënat pas ardhjes në jetë të një fëmije.

Banka më e rëndësishme amerikane pranoi mbylljen në mënyrë miqësore të çështjes me palën akuzuese.

Ata u solidarizuan në kuadër të një nisme kolektive me pretendimin se nuk u ishin akorduar të drejta të barabarta me ato të nënave për lejet e lindjes.

Padia përfshinte periudhën 2011-2017 dhe u depozitua në emër të punonjësve baballarë të JPMorgan Chase./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Jep dorëheqjen liderja e SPD-së, Nahles pas disfatës në zgjedhjet europiane
Artikulli tjetërTiranës i shtohet një tjetër park lojërash për fëmijët