SHKUP, 2 qershor /ATSH-MIA/ – Aeroplani special i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg mbërriti në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, ndërkohë që një orë më pas mbërriti edhe avioni i dytë ku ndodheshin ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s, respektivisht të vendeve të Këshillit Veriatlantik me delegacionet e tyre shoqëruese.
Në aeroport, delegacionet u pritën nga anëtarë të lartë të qeverisë.
Nesër do të zhvillohet një pritje solemne me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake për sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg.
Stoltenberg do të ketë një takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe më pas, do të zhvillohet takimi i Këshillit Veriatlantik me Komitetin për Integrim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.
Stoltenberg gjithashtu do të takohet edhe me presidentin e sapoemëruar, Stevo Pendarovski./ /os/ a.jor.























