Ballina Flash

Meunier drejt United në Premier Ligë

TIRANË, 1 qershor/ATSH/- Thomas Meunier është shumë pranë kalimit nga francezët e PSG te Manchester United. 27-vjeçari belg duket se ka gjetur vlerësimin e Djajve të Kuq dhe pritet që pas çeljes së merakos së verës të gjendet dhe marrëveshja mes palëve.

Sipas mediave britanike, Manchester United është gati të paguajë 30-35 milionë euro për mbrojtësin e krahut të djathtë. Për Meunier është interesuar edhe Arsenal, por duket se ai preferon të luajë me Manchester United.

Meunier luan prej 3 sezonesh me PSG-në, ku në 99 ndeshje ka realizuar edhe 12 gola. Kjo shifër është me vlerë për PSG pasi lojtari mbyllte kontratën sezonin e ardhshëm dhe pritej të largohej me kosto 0. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDybala-Icardi, në qershor finalizohet shkëmbimi i vitit
Artikulli tjetërBRUKSEL – Rënie e ndjeshme e prodhimit të cigareve