Ballina Bota

BRUKSEL – Rënie e ndjeshme e prodhimit të cigareve

BRUKSEL, 1 qershor /ATSH/ – Prodhimi i cigareve në vendet e Bashkimit Europian në vitin 2017 shënoi rënie në krahasim me një vit më parë.

Sipas Eurostat-it, zyrës statistikore të BE-së, në vitin 2017 në BE janë prodhuar mbi 487 miliardë cigare apo 40 miliardë më pak se në vitin 2016.

Eurostat-i njoftoi se, sipas mesatares në vitin 2017, një banor i BE-së ka konsumuar 950 cigare, ndërsa vlera e prodhimit në 28 vendet e BE-së ishte rreth 4,9 miliardë euro.

Gjermania kryesonte listën e prodhuesve me rreth 150 miliardë cigare, që përbën 31% të prodhimit të BE-së, e ndjekur nga Polonia me 114 miliardë cigare apo 23% të prodhimit të BE-së, ndërsa Rumania u rendit e treta me 70 miliardë ose 14% të prodhimit të BE-së.

“Këto tre shtete anëtarë përbënin më shumë se dy të tretat e prodhimit total të cigareve në BE”, tha Eurostat.

Greqia dhe Portugalia u renditën pas tre të parave me nga 25 miliardë cigare të prodhuara ose 5% nga prodhimi i përgjithshëm i BE-së, të ndjekura nga Bullgaria me 20 miliardë ose 4%./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeunier drejt United në Premier Ligë
Artikulli tjetërPolicia e Lezhës në shtëpitë e Fëmijës për 1 Qershor