Ballina Flash

Dybala-Icardi, në qershor finalizohet shkëmbimi i vitit

TIRANË, 1 qershor/ATSH/- “Inter” dhe “Juventus” kanë nisur diskutimet për shkëmbimin mes Icardit dhe Dybalas. Të dy sulmuesit e datëlindjes 1993’, vitin e fundit nuk kanë kaluar një sezon pozitiv dhe drejtuesit e “Interit” në veçanti janë duke menduar të realizojnë këtë shkëmbim që ka nisur të ngrejë menjëherë debate mes tifozerive.

Sipas  “La Gazzetta” mësohet se është pikërisht Drejtori Sportiv i “Interit”, Beppe Marotta, ish drejtor i “Juventusit”, që ka insistuar me drejtuesit bardhezi për të nisur një tratativë ku në qendër të vëmendjes do ishte shkëmbimi mes “Dybalas” e “Icardit”, që pa frikë duke parë dhe rivalitetin mes skuadrave do quhej shkëmbimi vitit.

Nga njër anë kemi “Juventusit” që ka momentin më të mirë për të pasur shërbimet e Icardit, lojtar të kërkuar prej kohësh, por që tashmë çmimi i tij mund të jetë i arsyeshëm, duke parë sezonin e fundit të kaluar në hije. Së dyti, “Inter” nga krahu tjetër kërkon “Dybalan” si një zgjidhje ideale për të zbutur tifozerinë, për largimin e Icardit dhe për faktin se Dybala është ideal për skemat e trajnerit të spao emëruar, Antonio Conte.

“Interit” i duhet të rregulloj llogaritë dhe i duhen 40 milionë euro plus valenca për të mënjanuar dënime nga UEFA, bardhezinjtë gjithashtu do duhet të shesin lojtar për të bërë blerje të rëndësishme dhe një shkëmbim mbi bazën e 80 milionë euro do të thoshte shumë për të dyja skuadrat. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTërmeti në Korçë, Spirollari: Janë marrë të gjitha masat në ndihmë të banorëve
Artikulli tjetërMeunier drejt United në Premier Ligë