Ballina Flash

Fier/ Kthehen në identitet hapësirat publike

TIRANË, 31 maj/ATSH/ Pasi ka zgjidhur problematikat më emergjente në territor, bashkia e Fierit, prej disa muajsh, e ka fokusuar punën në brendësi të blloqeve të banimit.

Disa muaj më parë, dhjetëra blloqe banimi në qytetin e Fierit ishin shndërruar në hapësira publike jofunksionale: shkurre, të degraduara, pa ambiente argëtuese, pa stola, pa gjelbërim e ndriçim.

Sot, falë punës intensive të Ndërmarrjes Publike, janë shtuar 21,8 km 2 sipërfaqe blloqesh banimi dhe janë rikthyer në identitet 11,7 km 2 blloqe të tjera.

Dikur ishin zona të vdekura urbane, sot janë zona më atraktive, ku argëtohen qindra fëmijë, të moshuar dhe banorë të tjerë.

Përveç përmirësimit të imazhit të këtyre blloqeve, investimet e bashkisë së Fierit në to, kanë përmirësuar jetesën dhe rritur vlerën e banesave./m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAKU zbërthen skemën e shitjes së margarinës për gjalp, Çuçi: Zero tolerancë abuzuesve
Artikulli tjetërTURQI – Ekonomia regjistron rritje të PBB-së