TURQI – Ekonomia regjistron rritje të PBB-së

ANKARA, 31 maj /ATSH-AFP/ – Turqia regjistroi një rritje prej 1,3% të Produktit të saj të Brendshëm Bruto në tremujorin e parë 2019, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, një rimëkëmbje e brishtë që i mundëson daljen e përkohshme nga recesioni i parë në një dekadë.

Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave (TUIK), PBB-ja u rrit me 1,3% në raport me tremujorin e fundit të 2018.

Në ritëm vjetor shënoi një rënie prej 2,6% në raport me tremujorin e parë 2018.

Ekonomia turke hyri në recesion për herë të parë që nga 2009 pasi rënies së përsëritur të PBB-së në tremujorin e tretë dhe të katërt 2018.

Ekonomia turke po përjeton vështirësi të mëdha për shkak të zhvlerësimit të lirës turke e cila humbi rreth 30% të vlerës vitin e kaluar, në sfondin e tensioneve me Uashingtonin, një inflacioni me rreth 20% dhe një papunësie në rritje./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.