BERLIN, 30 maj /ATSH-ANSA/ – Udhëheqësi bavarez i partisë CSU për vitet 2008-2018, dhe minister i Brendshëm në qeverinë e Angela Merkel, Horst Seehofer, njoftoi se do të lërë politikën në vitin 2021.
“Në fund të fundit, unë kam qenë në politikë për 50 vjet”, thotë në një intervistë ish- ministri i Brendshëm, i cili mbyll në çdo hipotezë për një aleancë me ”Lega Nord” të Matteo Salvinit.
“Asnjë marrëveshje politike nuk është e mundur, me përjashtim të atyre në kuadër të bashkëpunimit normal mes shteteve’’, deklaroi Seehofer.
Gazeta gjemane ”Frankfurter Allgemeine Zeitung” kujton se raportet midis presidentit të atëhershëm të CSU dhe Salvinit ishin mjaft të ngushta, me qëllimin e Seehofer për ngritjen një marrëveshje ”de facto” midis Gjermanisë, Italisë dhe Austrisë për të penguar migracionin e paligjshëm./ /os/ /em/ a.jor.























