Ballina Bota

LETONI – Levits presidenti i ri i vendit

RIGA, 29 maj /ATSH-AFP/ – Parlamenti i Rigës zgjodhi sot presidentin e ri leton, Egils Levits, një ish-disident sovjetik, i emëruar gjyqtar i Gjykatës Europiane të Drejtësisë.

Juristi 63 vjeç, i cili ndoqi studimet në Gjermani, ishte kandidat i koalicionit të qendrës së djathtë në pushtet.

Ai mori mbështetjen e 61 nga 100 deputetët e këtij shteti balltik, anëtar i NATO-s dhe eurozonës.

Levits do të pasojë presidentin Raimonds Vejonis, i cili nuk ishte i pranishëm në sallë.

Roli i kreut të shtetit leton është relativisht formal.

Ai është komandant i Forcave të Armatosura dhe emëron kryeministrin dhe ambasadorët.

Ai mund të propozojë ligje, por edhe t’i kundërshtojë duke i rikthyer mbrapsht në Parlament dhe ka të drejtën për të shpërndarë këtë të fundit./ /v.b/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCutillo: Zgjedhjet e 30 qershorit legjitime edhe pa opozitën
Artikulli tjetërZgjedhjet e 30 qershorit, Rama: Vlerësoj gatishmërinë e presidentit, por data nuk negociohet