Ballina Flash

“Napoli” transferon mbrojtësin e “Empolit”, Di Lorenzo

TIRANË, 28 maj /ATSH/ – Vetëm 24 orë pas rënies në Serinë B, “Empoli” ka shitur njërin prej futbollistëve që ka spikati më shumë këtë sezon.

Bëhet fjalë për Giovanni Di Lorenzon, i cili do t’i bashkohet “Napolit” këtë verë, ndërsa marrëveshja mes palëve është arritur për shumën e 10 milionë eurove.

Mbrojtësi i djathtë italian ka spikatur me toskanët këtë sezon, teksa ka luajtur 37 ndeshje dhe ka shënuar edhe 5 gola, ndërsa ndiqej prej kohësh nga napolitanët, por vetëm sot u arrit edhe akordi final.

Njoftimi zyrtar pritet të jepet në orët në vijim, ndërsa brenda kësaj jave, mbrojtësi do të kryejë edhe vizitat mjekësore, për të nisur më pas pushimet dhe për t’u rikthyer në Napoli në fillim të korrikut.

/gj.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakU-18/ Shqipëria debuton me fitoren në turneun “Kvarnerska Rivijera 2019”
Artikulli tjetërReja publikon listën e lojtarëve të Kombëtares: Objektiv kualifikimi në Euro 2020