Ballina Bota

AUSTRI – Loeger merr postin e kancelarit

VJENË, 28 maj /ATSH-ANSA/ – Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen caktoi sot Hartwig Loeger në postin e kancelarit.

Loeger ishte ministër i Financave në qeverinë e kancelarit Sebastian Kurz, i cili dha dorëheqjen.

Pas dorëheqjes së zëvendëskancelarit, Heinz Christian Strache për shkak të të ashtuquajturit Ibizagate, që provokoi krizë qeveritare dhe zgjedhje të parakohshme në shtator, Loeger kishte zëvendësuar vendin e mbetur bosh.

 Takimi i parë për Hartwig Loeger do të jetë pjesëmarrja në Këshillin Europian në Bruksel. / /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbi 1400 të punësuar përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”
Artikulli tjetërFOTO/ Punime mirëmbajtjeje në hidrocentralin e Fierzës