Ballina Bota

PARIS – Luvri mbyll dyert

PARIS, 27 maj /ATSH-AFP/ – Muzeu i famshëm i Luvrit në Paris, në mesin e më të frekuentuarve në botë, nuk hapi sot dyert për publikun e gjerë për shkak të kontestimeve të agjentëve pritës, të cilët denoncojnë probleme të stafit përballë fluksit të turistëve.

‘’Në Luvër mezi mund të marrësh frymë dhe personeli po konstaton një përkeqësim të paprecedentë të kushteve të vizitës dhe të punës’’, thuhej në një komunikatë të sindikatës ‘’Sud Culture Solidaires’’.

”Në 2018, frekuentimi i Luvrit kaloi nivelin e 10,2 milionë turistë, ndërkohë që publiku është rritur me mbi 20%  që nga 2009, godina e pallatit nuk është zgjeruar dhe stafi nuk ka reshtur së zvogëluari’’, thekson sindikata.

Agjentët, pas mbledhjes së përgjithshme ditën e sotme, vendosën të ushtronin të drejtën e tyre të mos paraqitjes në punë në rast se puna e tyre vinte në rrezik jetën apo shëndetin dhe t’i drejtoheshin kryesisë së muzeut për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

Drejtoria e Luvrit konfirmoi për median se muzeu do të qëndronte sot i mbyllur, por pa dhënë asnjë shpjegim për momentin./  /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAdministratura Apostolike e Kosovës ngrihet në nivel Ipeshkvie
Artikulli tjetërRimbursimi i TVSH-së, 28% më shumë në muajt e parë të vitit 2019