Ballina Aktualitet

FOTO/ Nis protesta e opozitës përpara Kryeministrisë

TIRANË, 25 Maj /ATSH/ -Opozita e bashkuar zhvillon sot protestën e gjashtë kombëtare në Tiranë.

Mbështetësit e opozitës jo parlamentare janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të nisur tubimin e paralajmëruar rreth orës 19.00 përpara Kryeministrisë.

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj proteste, duke qëndruar përreth perimetrit të godinës së Kryeministrisë.

Deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë dorëzuar mandatet e tyre dhe kërkesa e tyre është ngritja e një qeverie tranzitore që do të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Kjo është protesta e gjashtë kombëtare e PD dhe aleatëve të saj, ndërsa e katërta që zhvillohet pasdite.

/gj.mima/ /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVALETA – 216 migrantë shpëtohen nga Marina e Maltës
Artikulli tjetërATHINË – Cipras: E ardhmja në duart tona