LONDËR, 24 maj /ANSA-ANSA/ – Lideri i laburistëve britanikë, Jeremy Corbyn, përshëndeti njoftimin e dorëheqjes së Theresa Mayt si një zgjedhje e drejtë dhe e pashmangshme, por nuk beson se një lider i ri i konservatorëve mund të bëjë më mirë.
Ai bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme.
‘’Kryeministrja ka pranuar atë që vendi ka njohur për muaj të tërë: se ajo nuk mund të qeverisë, as partia e saj, e ndarë dhe në proces shpërbërjeje”, deklaroi Corbyn.
”Partia Laburiste kërkon zgjedhje të menjëhershme politike në Britaninë e Madhe’’, theksoi ai./ /os/ a.jor.























