TIRANË, 23 maj /ATSH- A. Fortuzi/ – Juventus vijon të jetë aktiv në merkato. Bardhezinjtë kanë nisur të vlerësojnë të gjitha alternativat e mundshme për të përforcuar mbrojtjen. Një nga emrat që ka marrë kuotë është ai i Marquinhos, që aktualisht luan tek PSG.
Sipas mediave italiane, më konkretisht tek një artikull i publikuar te “La Gazzetta” mësohet se skuadra torineze ka gjetur marrëveshjen me futbollistin, ndërkohë që pritet të gjendet marrëveshja me PSG-në.
Mësohet se Presidenti i Juventusit , Fabio Paratiçi ka bindur lojtarin brazilian që në rast se do të transferohet te Juventus të firmos një kontratë 4-vjeçare me një opsion për të pestin. 25-vjeçari ka një kontratë deri në 2022 te PSG dhe përfiton 6.5 milionë euro në sezon.
Marquinhos vlerësohet si i pashitshëm nga PSG, ashtu siç konsiderohen të pashitshëm dhe Mbappe, Neymar dhe Verrati.
Por, sipas “La Gazzettas”, PSG është e interesuar për shërbimet e Pjaniç, ky vlerësohet nga kampionët e Italisë me vlerën 80 milionë euro dhe në rast se “PSG” do ulet në bisedime për Marquinhos, Juventusi mund të sakrifikonte fantazistin boshnjak. /a.g/























