LONDËR, 23 maj /ATSH-ANSA/ – Hipoteza e dorëheqjes së kryeministres konservatore britanike, Theresa May duket se është shtyrë për të premten, raportojnë mediet britanike duke cituar burime nga Downing Street.
Ato përjashtojnë mundësinë që kryeministrja të largohet ose të detyrohet të largohet që prej ditës së sotme.
Ditën e premte, kryeministrja May ka vendosur të takojë deputetin Graham Brady, president i të ashtuquajturit ”Komiteti 1922”, një organizëm me influencë brenda grupit konservator parlamentar, i cili u mblodh sot për të diskutuar fatin e kryeministres./ /os/ a.jor.























