Ballina Bota

INDI – Modi pranë një mandati tjetër si kryeministër

NJU DELHI, 23 maj /ATSH-AA/ – Sipas rezultateve paraprake pas fillimit të numërimit të votave për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Indi, Partia Popullore e Indisë (BJP) e kryesuar nga kryeministri Narendra Modi është në epërsi.

Në një deklaratë nga Komisioni Zgjedhor vërehet se partia e Modit, BJP, ka marrë 294 nga 542 vende në Kuvendin Popullor (Lok Sabha) që është Dhoma e Ulët e Parlamentit.

Në deklaratën e Komisionit nuk është theksuar se sa për qind e votave janë numëruar.

Zgjedhjet parlamentare në Indi të cilat janë zgjedhjet me afatin e zhvillimit më të gjatë në botë zhvillohen në 7 faza (periudha) ndërsa të drejtë vote kanë rreth 900 milionë qytetarë. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha në Vorë: Nuk ka zgjedhje më 30 qershor, asnjë hap pas
Artikulli tjetërRama: Dakord me miqtë e CDU/CSU për dialog pa kushte