Ballina Ekonomi

Vendimi, hapet rruga për ngritjen e bursës së energjisë

TIRANË, 22 maj /ATSH/- Kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti u shpreh sot se miratimi i vendimit të Këshillit të Ministrave për bursën energjetike i hap rrugë ngritjes së saj në vendin tonë.

Bursa e energjisë është një prej elementëve më të rëndësishëm në modelin e tregut të energjisë. Ajo parashikon listimin e prodhuesve të energjisë elektrike, duke lehtësuar blerjen e energjisë nga bizneset që kanë dalë në treg të lirë.

Ndërsa pritet që tregtimi me shumicë i energjisë të ulë çmimin për konsumatorët dhe t’i hapë rrugë prodhuesve të shesin e blejnë, duke u bërë pjesë e platformave rajonale të tregtimit të saj. e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Studiuesit izraelitë prodhuan birrë nga maja 3000 vjeçare
Artikulli tjetërShahini: Protesta e sotme para MASR, shfaqje e teatrit të dhunshëm opozitar