UASHINGTON, 22 maj /ATSH-AFP/ – Beverly Hills, periferia super luksoze e Los Anxhelesit po përgatitet të ndalojë çdo formë të shitjes së duhanit apo produkt tjetër me bazë nikotine, përveçse në klubet private.
‘’Projektligji u miratua të martën në leximin e parë me unanimitet nga Këshilli Bashkiak, bazuar në rekomandimin e komisionit për shëndetin dhe sigurinë. Kjo pasqyron vlerat e komunitetit tonë’’, thuhet në një komunikatë të transmetuar në media të John Mirisch, kryetari i bashkisë së Beverly Hills, qytet i vogël me rreth 35 000 banorë, pa spital apo varrezë në territorin e tij.
Këshilli Bashkiak ka marrë ndërkohë rreth 150 letra ku kërkohet që tre bare ku konsumohet cigare që ndodhen në territorin e komunës të mund të vijojnë të shesin cigare.
Aktori Arnold Schwarzenegger, gjithashtu ish-guvernator i Kalifornisë është pro kësaj mase, edhe pse ka qenë dhe është një frekuentues i rregullt i ”Grand Havana Room”, një klub elitar për ata që pëlqejnë purot./ /v.b/ a.jor.























