Ballina Flash

Rikonstruktohet rruga “Malësorët e Mullirit” në Berdicë

TIRANË, 22 Maj /ATSH/ – “Malësorët e mullirit” është një tjetër rrugë në Njësinë Administrative Berdicë që po i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë.

Me një gjatësi 710 metër linear, për rikonstruksionin e saj janë akorduar 103 milion lekë nga të ardhurat e qeverisjes vendore.

Gjatë inspektimit të punimeve, në bashkëbisedim me banorët, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi vuri theksin në rëndësinë e investimeve në infrastrukturë për përmirësimin e jetës në komunitet.

Rruga “Malësorët e mullirit” ka një gjatësi 710 metër linear, do të ketë një sipërfaqe të asfaltuar prej 2300 m2, bordura 1200 metër linear, kanalizime të ujrave të bardha- KUB 580 metër linear.

Etapa e fundit e rikonstruksionit, do të jetë sinjalistika vertikale dhe ajo horizontale.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha përkujton revoltën kundër diktaturës në Qafë-Bari: E keqja qëndron akoma ndezur
Artikulli tjetërVIDEO/ Shtino: Pesë paketa të reja përtej kërkesave të studentëve, mbi 86 mijë përfitues nga mbështetja financiare