SHBA – Google pezullon çdo marrëveshje me Huawei

UASHINGTON, 20 maj /ATSH-ANSA/ – Gjiganti i kërkimit, Google ka pezulluar çdo marrëveshje me kompaninë kineze Huawei, në realizimin e rrjeteve të reja të gjeneratës 5G, raportoi agjencia Reuters.

Kjo është një shuplakë shumë e dhimbshme për kompaninë Huawei, të cilën administrata e presidentit Trump e ka përfshirë në listën e zezë duke ndaluar përdorimin e tij për arsye të sigurisë kombëtare.

Ekzaktësisht, pajisjet e Huaweit të shitura jashtë Kinës, do të humbasin aksesin në përditësimet e sistemit Android që veprojnë në Google.

Jo vetëm kaq, por duhet të humbasin aksesin edhe në disa prej shërbimeve jashtëzakonisht të njohura Google, si Google Play, YouTube dhe shërbimi i Gmail-it./ /os/ /em/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.