LONDËR, 20 maj /ATSH-AFP/ – Aktivistë të organizatës ambientaliste, Greenpeace të vendosur në kontenitorë bllokuan sot hyrjen e selisë së British Petroleum në Londër në përpjekje për të bindur gjigantin britanik të naftës të ndërpresë shfrytëzimin e naftës dhe gazit.
Kontenierët të cilët u vendosën aty dje në mbrëmje janë të pajisur me ushqim, pije, tualet, dritë, libra dhe lojëra për t’u mundësuar banorëve të tyre një qëndrim disa ditor.
Në slogane mund të lexohej ‘’Urgjencë klimatike’’ të varura në dritaret e kontenierëve.
Kjo nismë vjen një ditë para asamblesë së përgjithshme vjetore të BP në Aberdeen, Skoci.
Greenpeace kërkon që kompania të kalojë në energji të pastra të rinovueshme ose të ndërpresë aktivitetet e saj./ / v.b/ a.jor.























