Ballina Bota

IRAN – Teherani katërfishon prodhimin e uraniumit

TEHERAN, 20 maj /ATSH-ANSA/ – Irani ka katërfishuar prodhimin e tij të uraniumit të varfëruar që është përdorur si karburant për centralet bërthamore, sipas agjencive iraniane që citojnë funksionarë të lartë.

Sipas agjencive “Fars” dhe “Tasnim”, “Teherani ka njoftuar për këtë vendim Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (AIAE)”.

“Prodhimi është në një pasurim prej 3,67%, limiti i vendosur sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015”, theksohet nga agjencitë iraniane.

Megjithatë, me shumë mundësi, mund të përbëjë një shkelje në aspektin e sasisë së uraniumit që mund të mbajë Republika Islamike. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdahet nga jeta Hans-Joachim Lanksch, përkthyesi dhe albanologu i njohur gjerman
Artikulli tjetërBashkia e Patosit, dëgjesë me banorët për prioritetet e investimeve