Ballina Bota

HAPËSIRË – NASA devijon një asteroid

UASHINGTON, 19 maj /ATSH-ANSA/ – Është planifikuar që në vitin 2021 NASA të godasë asteroidit Didymos, një ngjarje e parë vetëm në filmat fantastiko-shkencorë si ”Armageddon”.

Misioni është quajtur DART (Double Asteroid Redirection Test).

Qëllimi është që në vitin 2021 të goditet asteroidi më i vogël i çiftit që përbën sistemin Didymos dhe që është 17 milionë kilometra larg Tokës.

Sistemi në fakt përbëhet nga një trup më i madh, me një diametër prej rreth 780 metrash, dhe një hënë e vogël, e quajtur Didymoon, me një diametër prej 160 metrash.

Çifti nuk është një kërcënim për Tokën dhe është një objektiv ideal për testim: ndikimi do të ndryshojë mënyrën se si Didymon sillet rreth asteroidit më të madh dhe kjo do të na lejojë të studiojmë ndryshimet në orbitë./ /os/ /em/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTOGALERI/”Engjëjt e Amerikës”, mesazhi i një vepre shumëdimensionale në ArTurbina
Artikulli tjetërReformimi i ndihmës ekonomike, 8-fishim i punësimit dhe mbi 7 mijë përfitues për herë të parë