Ballina Flash

Shkodër, rikonstruktohet rruga “Palokaj” në Berdicë

TIRANË, 18 maj /ATSH/ – Njësia Administrative Berdicë në bashkinë e Shkodrës, është kthyer në kantier ndërtimi.

Aktualisht, po punohet paralelisht në tre rrugë shumë të rëndësishme dhe në zona të ndryshme të kësaj njësie administrative.

Projekti me vlerë 66 milionë lekë nga të ardhurat e bashkisë Shkodër, parashikon 1250 m2 asfaltim, bordura anësore 620 metër linear, vepra të ndryshme arti si riparim urash dhe kanale kullimi si dhe sinjalistkë vertikale dhe horizontale.

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka inspektuar punimet në “Rrugën e Palokajve”, një rrugë me densitet mjaft të lartë banorësh. /a.a/j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRestaurim dhe konservim i ikonave në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Artikulli tjetërVeteranët e rrokut, “Rolling Stones” gati për turneun veror