Ballina Flash

Shkodër, qendër e re shumëfunksionale në shërbim të komunitetit

TIRANË, 16 maj /ATSH/ – Në vazhdim të aktiviteteve sociale bashkia Shkodër po zhvillon aktivitete gjatë gjithë javës me moton “Së bashku Për familjen”.

Sot në ish-ambjentet e kopshtit “Guerrile” u prezantua projektin i ri, për ngritjen e qendrës shumëfunksionale “Për Familjen” në lagjen nr 1.

Projekti i përgatitur nga specialistët e bashkisë do të mundësojë ndërtimin e një çerdhe të re, shërbim të munguar dhe shumë të kërkuar nga komunitetit, do të dyfishojë kapacitetet e kopshtit nga 60 në 120 fëmijë, do të krijojë ambientet e përshtatshme për mjeken pediatre të lagjes dhe gjithashtu do të krijojë ambiente për shërbime administrative të Lagjes nr 1.

Ky projekt mundëson për qendrën shumëfunksionale rikonstruksionin dhe mobilimin duke e kthyer në shërbim të komunitetit, për kopshte, çerdhe, qendra shëndetësore, qendra sociale dhe shërbime të tjera administrative të bashkisë.

Gjithashtu në këtë bashki po punohet për projektimin dhe sigurimin e financimeve edhe për projekte të tjera më synim ofrimin e shërbimeve, sa më të plota, me bazë komunitare. /a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVIDEO/ Spiropali: Zgjedhjet në 30 qershor, asnjë marrëveshje me Bashën dhe bishtat e tij
Artikulli tjetër“Ekrani i Artit” në shtëpitë e vjetra shkodrane mes artit dhe traditës