Ballina Bota

HOLANDË – Amsterdami rrit taksimin e turistëve për natë

AMSTERDAM, 15 maj /ATSH-DPA/ – Bashkia e qytetit të Amsterdamit do të fusë një taksë të re mbi turistët, numri i të cilëve është rritur ndjeshëm në vitet e fundit.

Qyteti holandez kishte më parë një taksë prej 7% për faturat e hoteleve. Por sot, qeveria lokale njoftoi një taksë shtesë sipas të cilës çdo turist në hotel do të paguajë tre euro për natë në të ardhmen.

Amsterdami pret të fitojë nga kjo taksë 100 milionë euro në vit, pjesa më e madhe e të cilave do të shkojnë për të ndihmuar në ruajtjen e godinave historike.

Qyteti holandez, që po vuan në menaxhimin e bumit turistik, planifikon të investojë 289 milionë euro në mirëmbajtjen e urave, kanaleve, parqeve dhe rrugëve në vitet në vijim.

Amsterdami parashikon të presë 30 milionë turistë në vit nga viti 2025. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Përfiton nga një testim në rrugë për të vjedhur një Ferrari shumë të rrallë
Artikulli tjetërRehabilitohet qendra e fshatit piktoresk të Dukatit, ambasadori Sattler: Ndryshim i mrekullueshëm