Ballina Bota

RAID – Sulmohet me dronë një naftësjellës në Arabi Saudite

RIAD, 14 maj /ATSH-ANSA/ – Arabia Saudite dënoi sot një sulm me dronë kundër njërit prej naftësjellësve të saj.

Sulmi u morr përsipër nga rebelët Huthi, që në këtë mënyrë kërkuan t’i dërgonin një mesazh autoriteteve saudite në Riad që të ndërpresin agresionin në Jemen.

Rivali kryesor i Iranit në Lindje të Mesme, Arabia Saudite ka ndërhyrë ushtarakisht në Jemen që prej vitit 2015, bashkë me Emiratet Arabe të Bashkuara, në krahë të forcave qeveritare kundër rebelëve Huthis që mbështeten nga Teherani, që përgënjeshtron nga ana e tij se i furnizon me armatime. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTemperatura ideale për të jetuar shëndetshëm
Artikulli tjetërGjebrea: Zgjedhjet më 30 qershor, dialogu i pazëvendësueshëm si mjet politik