TIRANË, 11 maj /ATSH/ – Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë thirrje sot për evitim të akteve të dhunës dhe konfrontimet që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve gjatë protestës së opozitës.
“Presidenti i Republikës, Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkon të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve”, thuhet në mesazhin e Presidentit Meta.
Ndërkohë në protestën e opozitës janë shënuar një sërë incidentesh teksa protestuesit kanë hedhur bomba Molotov, shashka, tymuese dhe bojë në drejtim të Kryeministrisë.
/gj.mima/ /a.g/











