Ballina Bota

SHBA – Amazon shkel privatësinë e fëmijëve

NJU JORK, 10 maj /ATSH-ANSA/ – Kompania Amazon regjistron dhe mbledh të dhënat e fëmijëve pa pëlqimin e prindërve nëpërmjet pajisjes ”Echo Dot Kids Edition”, sipas raportit paraqitur autoriteteve federale nga disa shoqata për mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve.

Sipas aktakuzës, Amazon mban të dhënat e bisedës së fëmijës në ”cloud” pavarësisht përpjekjeve të prindërve për ta fshirë atë dhe mbledh të dhënat e tyre në kundërshtim me udhëzimet online për mbrojtjen e fëmijëve.

Amazon hodhi në treg aplikacionin ”Echo Dot Kids” një vit më parë duke e paraqitur atë si një version të ”Alexa” (ndihmësi i saj zanor), por me aftësinë për prindërit për të kontrolluar fëmijët dhe me funksione specifike për familjet.

Në fillimin e saj, Amazon e përshkroi pajisjen si një mënyrë të re për fëmijët që të argëtoheshin dhe të mësonin me ”Alexa”-n./ /os/ /em/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLëngu i domates për shëndetin, nga eliminimi i qelizave kancerogjene, deri tek kolesteroli
Artikulli tjetërNë rritjen e prodhimit bujqësor, kryeson prodhimi i perimeve