TIRANË, 10 maj /ATSH/- Aktiviteti i peshkimit u rrit me 20% në fund të vitit 2018, krahasuar me një vit më parë, bëri të ditur INSTAT.
Sipas INSTAT, të dhënat i referohen sasisë së zënies së të gjitha llojeve të specieve detare në vendin tonë, prodhim i cili po konsolidon rritjen, që ka ardhur gradualisht nga viti në vit.
Krahasuar me 2017, akuakultura është rritur ndjeshëm dhe me ritme të shpejta.
Gjatë vitit 2018, u kultivuan në rezervate dhe vaska të ndryshme të specializuara, rreth 5138 tonë peshk ose rreth 28,5 % më shumë se në vitin 2017.
Shqipëria ka potenciale ujore natyrore dhe peshkimi është një sektor i rëndësishëm i ekonomisë vendase. /e.xh/ /a.g/























