Ballina Aktualitet

Meta: Vendet tona kanë shumë për të mësuar nga BE

TIRANË, 9 maj/ATSH/ “Vendet tona kanë ende shumë për të mësuar nga themeluesit e Bashkimit Europian dhe filozofia e këtij projekti historik”, – deklaroi sot Presidenti Ilir Meta, gjatë punimeve të samitit të radhës së Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, që po zhvillohet në Tiranë.

Meta tha se “vendet tona kanë shumë për të mësuar nga filozofia e këtij projekti historik mbi çfarë mund të konsiderohen ide pioniere, nxitëse të një epoke të re të bashkëjetesës në rajonin tonë”.

Procesi i Brdo-Brijunit është një nismë rajonale bashkëthemeluar nga presidentët slloven dhe kroat në vitin 2010.

Samiti i Liderëve në Tiranë, që përkon dhe me “Ditën e Europës”, synon të përçojë një mesazh të rëndësishëm politik lidhur me aspiratën e përbashkët të vendeve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Europian./m.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Kremlini nuk përjashton një takim Putin-Pompeo
Artikulli tjetërXhaçka në familjen e “Dëshmores së Atdheut” Hasanaj: Humbje e madhe për të gjithë ne