Ballina Flash

Shkodër, rehabilitohen kanalet kulluese në Dajç

TIRANË, 7 maj /ATSH/ – Në njësinë administrative Dajç të bashkisë së Shkodrës vazhdon puna për pastrimin e kanaleve kulluese.

Bashkia e Shkodrës bën të ditur se “aktualisht po punohet në fshatrat Shirq dhe Darragjat, ku po punohet për pastrimin e kanaleve të dyta dhe të treta. Deri në këto momente, janë pastruar 3700 metra linearë kanale kulluese”.

Në Njësinë Administrative Dajç, sipas planit vjetor të punës, do të pastrohen 21.000 metra linearë kanale kulluese, me një volum gërmimi 18.000 metra kub.

Përveç fshatrave Shirq dhe Darragjat, puna do të fillojë edhe në fshatin Dajç.

Këto kanale kulluese ndikojnë direkt në prodhimtarinë e tokës, por edhe në kullimin e shpejtë të tyre pas reshjeve të shiut, pavarësisht intensitetit.

Administrimi i sistemit të ujitjes nëpërmjet kujdesit, sigurimit dhe administrimit të qëndrueshëm të sistemit të ujitjes dhe shmangia e përmbytjeve është një nga sektorët prioritarë të institucionit të Bujqësisë për vitin 2019. /k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Korçë, specialistët bëjnë dokumentimin grafik dhe fotografik në kishën e Shën Mëhillit
Artikulli tjetërMV – Papa Françesku mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE