Ballina Flash

Një tjetër kënd lojërash i shtohet Tiranës

TIRANË, 7 maj/ATSH/ – Një tjetër hapësirë e degraduar në zemër të Tiranës po shndërrohet në kënd lojërash.

Investimi i bashkisë së Tiranës ka mundësuar kënd lojërash për fëmijët e zonës pranë Bllokut të Ambasadave, në njësinë 10, që të mund të kalojnë kohën e lirë duke u argëtuar në ambiente të rehabilituara, lulishte dhe gjelbërim.

Prej disa ditësh, punonjësit e bashkisë kanë nisur punën për të sjellë në jetë një tjetër projekt të rëndësishëm për komunitetin në këtë zonë, i cili do të mundësojë mjedise argëtuese për fëmijët e njësisë nr. 10, por edhe çlodhëse për grupmoshat e tjera.

Investimet në zonën e Bllokut të Ambasadave tregojnë se bashkia nuk po investon vetëm në qendër të Tiranës, por edhe nëpër lagjet e kryeqytetit, duke u mundësuar banorëve ambiente të rehabilituara, lulishte dhe kënde lojërash, pranë banesave të tyre.

/z.tosku/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakForcim i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Iowas
Artikulli tjetërTURQI – Lira në pikiatë pas përsëritjes së zgjedhjeve për bashkinë e Stambollit