Ballina Bota

PRAGË – Një tjetër protestë kundër ministres së Drejtësisë

PRAGË, 6 maj /ATSH-AFP/ – Mijëra çekë protestuan sërish sot, tetë ditë pas protestës së parë kundër ministres së re të diskutueshme të Drejtësisë, për të denoncuar atë që sipas tyre përbën një rrezik për pavarësinë e gjyqësorit.

Protestuesit dhe opozita kanë dyshime se Marie Benesova mund të frenojë ose të stopojë procesin hetimor ndaj kryeministrit miliarder, Andrej Babis i akuzuar për mashtrim të dyshuar me subvencionet europiane.

Ish-anëtare e partisë social-demokrate CSSD-së sot e pavarur, Benesova u emërua të martën e kaluar nga presidenti Milos Zeman, me të cilin ajo është bashkëpunëtore prej shumë kohësh. Zeman është mbështetës i Babis.

”Ne kërkojmë dorëheqjen e Marie Benesova! Ne duam vepra, jo vetëm fjalë’’, u shpreh Mikulas Minar, një drejtues i ri i OJQ-së ”Miliona momente për demokracinë”, përpara 20 000 protestuesve, në Sheshin e Qytetit të Vjetër në Pragë./ /v.b/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPensionet e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit, negociata të përfunduara me 7 vende
Artikulli tjetërTabelat pranë zonave me shumicë minoritare do rivendosen brenda javës sipas parametrave teknikë