Ballina Bota

MV – Pendarovski: Do të jem president i të gjithëve

SHKUP, 6 maj /ATSH-ANSA/ – Stevo Pendarovski u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Ai falënderoi mbështetësit e tij maqedonas dhe shqiptarë dhe theksoi se ”do të ishte president i të gjithë qytetarëve që përfaqësojnë të gjitha grupet etnike të vendit, maqedonas, shqiptarë, turq dhe romë”.

“Kjo është fitorja e popullit të bashkuar, dua të theksoj se do të jem presidenti i të gjithëve”, theksoi Pendarovski duke folur në selinë e Partisë Social Demokratike (LSDM), të udhëhequr nga Zoran Zaev.

”Mesazhi i këtyre zgjedhjeve, është se vetëm së bashku mund të vazhdojmë përpara dhe kjo është bileta jonë për të Evropë’’, shtoi Pendarovski.

Zaev përgëzoi Pendarovskin duke theksuar se ”Maqedonia e Veriut me zgjedhjen e tij, u afrua edhe më pranë me Europën”./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Njerëz të padukshëm” sjell historinë e shefit të kuzhinës, Juli Zguro
Artikulli tjetërReforma zgjedhore, Çupi: Vetëm pasi të garantohet vota e lirë mund të ketë hapa të tjera