Ballina Bota

ITALI – Defibrilatorët të detyrueshëm në bordet e avionëve

ROMË, 6 maj /ATSH-ANSA/ – Sigurimi i pranisë në bord, te të gjitha fluturimet ajrore kombëtare dhe ndërkombëtare të një defibrilatori gjysmautomatik (AED) dhe personeli të trajnuar dhe të certifikuar, i cili mund të ndërhyjë menjëherë, në rast të ndalimit të papritur të zemrës, është propozimi i presidentit të së ashtuquajturës Shoqata Italiane e Sistemit 118, Mario Balzanelli.

Për faktin se shumë persona humbasin jetën çdo vit gjatë fluturimeve, Balzanelli i dërgoi një letër kryetarëve të Autoritetit Kombëtar të Aviacionit Civil (ENAC) duke kërkuar që të garantohet “mbrojtja kardiake në fluturimet ajrore”.

“Vdekja e një turisti holandez për shkak të ndalimit të papritur të zemrës që ndodhi para pak ditësh gjatë fluturimit Katania-Amsterdam, i cili detyroi pilotin të bënte një ulje emergjente në Piza, së bashku me episode të tjera, ngrenë nevojën për të siguruar lëvizjen e sigurt edhe në ajër për qytetarët’’, shkruan presidenti SIS 118.

Në prani të një arresti të papritur kardiak, ekzekutimi i menjëhershëm nga ata që janë në vend, brenda 3-4 minutave të para, nëpërmjet shkarkimit elektrik nga një defibrilator, mund të shpëtohen shumë njerëz.

“Shpresoj të merret në konsiderate nga ana e të gjithë vendimmarrësve institucionalë për mbrojtjen efektive të jetës”, përfundon Balzanelli./    /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu: Fuqizim dhe standardizim të laboratorëve të analizave në poliklinika
Artikulli tjetërPr.ligji për Korporatën e Investimeve, Denaj: Objektivi, rritja e vlerës së aseteve publike të papërdorura