TIRANË, 5 maj/ATSH- A. Fortuzi/- Arjen Robben ka zyrtarizuar largimin nga kampionët e Gjermanisë së “Bayern Munchen”. Robben është lojtari i dytë që largohet nga “Bayern”, pas Franck Ribery.
Robben ka bërë të ditur se nuk do rinovojë kontratën e tij me klubin bavarez, kontratë që i përfundon në muajin qershor. “Arjen Robben nuk do ta rinovojë kontratën, që përfundon më 30 qershor 2019. Robben do të largohet në fund të këtij sezoni nga “Fc Bayern””, thuhet në deklaratën e klubit bavarez.








