Ballina Aktualitet

Voskopojë, tjetër shembull i transformimit të qendrave shëndetësore


TIRANË, 3 maj/ATSH/ – Qendra shëndetësore në Voskopojë, Korçë, falë rehabilitimit të plotë, është transformuar tërësisht duke përmirësuar nga themelet shërbimin që ofron për banorët e zonës.

Kjo qendër është transformuar falë investimeve në kuadër të programit për rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore në gjithë vendin deri në fund të këtij mandati qeverisës.

Kryeministri Rama uroi mirëmëngjes me pamje nga transformimi i qendrës shëndetësore.

“Mirëmëngjes dhe me këtë tjetër shembull të rilindjes së qendrave shëndetësore që vijon çdo ditë në çdo cep të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë”, theksoi Rama.

Stiliana Cenolli infermiere tha se qendra shëndetësore nuk ishte në kushte të mira është rikonstruktuar në të gjitha pjesët e saj, çdo gjë është tashmë e re.

Një banore shprehet se nuk kanë qenë kushtet shumë të mira duken ndryshimet. Qendra është më e kompletuar, më e pastër dhe e rregullt.

Eriksen Meço, infermier në qendrën shëndetësore Voskopojë, në krahasim me vitet e tjera qendra shëndetësore është shumë më mirë, sepse është rikonstruktuar e gjitha në çdo aspekt.

Një tjetër banore thekson se “kushtet janë të mira, moderne jemi shumë të kënaqur është bërë një punë shumë e mirë”.

Kjo ambulancë është një nga 80 qendrat shëndetësore të rindërtuara me themel gjatë fazës së parë të këtij programi. Faza e dytë e këtij programi nis këtë vit me 100 qendra të tjera. /k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMedia e lirë, rol kyç për të garantuar llogaridhënien dhe mirëqeverisjen
Artikulli tjetërITALI – Iohannis: Zgjerojeni unionin me Ballkanin Perëndimor