Ballina Bota

SHBA – Trump: Do të luftojmë me forcë kundër antisemitizmit

UASHINGTON, 2 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump kërkoi sot që të luftohet me forcë kundër antisemitizmit, më pak se një javë pas të shtënave në një sinagogë pranë San Diegos (jug të Kalifornisë) që shkaktuan vdekjen e një personi.

“Ne do të luftojmë me të gjithë forcën dhe energjinë tonë për të mundur antisemitizmin dhe t’i japim fund sulmeve kundër hebrenjve”, deklaroi Trump që nga Shtëpia e Bardhë me rastin e “Ditës Kombëtare të Lutjes”. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQeveria tranzitore e PD-së, Braçe: Basha ta harrojë pushtetin në tavolinë
Artikulli tjetër5 Maji, festë dhe ditë pa makina në kryeqytet