Ballina Bota

SHBA – Pompeo në tur europian

UASHINGTON, 2 maj /ATSH-AFP/ – Shefi i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo do të takohet javën e ardhshme me liderët e Gjermanisë dhe të Britanisë së Madhe në një turne në Europë ku pritet të vizitojë edhe Finlandën dhe Groenlandën, njoftoi të mërkurën Departamenti amerikan i Shtetit.

Pompeo do të takojë kancelaren gjermane, Angela Merkel më 7 maj në Berlin, ndërsa të nesërmen do të zhvillojë një takim me kryeministren britanike, Theresa May në Londër.

Merkel nuk i ka fshehur asnjëherë qasjet e kundërta me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili ka kritikuar në mënyrë të përsëritur politikën e saj të dyerve të hapura për  migrantët.

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Europës janë të tendosura që prej ardhjes në pushtet të miliarderit republikan, kryesisht për çështje kyçe si Irani, tregtia apo ndryshimet klimatike.

Pompeo do të përgatisë terrenin në Londër për vizitën e ardhshme nga data 3 deri më 5 qershor të presidentit Trump, gjithashtu kritik i menaxhimit të Brexit nga Theresa May./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia – drejtuesve të automjeteve të transportit publik: Mos cenoni sigurinë rrugore
Artikulli tjetërFOTO/ Ndriçimi i rrugëve në Gjirokastër me drita LED