Ballina Bota

NORVEGJI – SAS anulon 709 fluturime

STOKHOLM, 2 maj /ATSH-DPA/ – Kompania ajrore skandinave SAS anuloi 709 fluturime, të cilat prekën 54 000 pasagjerë, ndërkohë që bisedimet mes pilotëve dhe punëdhënësve në Norvegji vazhduan intensivisht.

Ndërmjetësi kombëtar i Norvegjisë u takua me sindikatat e pilotëve të kompanisë SAS, që përfaqësojnë rreth 1 500 pilotë në Danimarkë, Norvegji dhe Suedi dhe organizatat e punëdhënësve.

“Situata është ende e paqartë dhe ekziston një hendek i madh midis palëve”, u tha gazetarëve Mats Wilhelm Ruland, ndërmjetësuesi kombëtar i Norvegjisë.

“Nuk kemi hequr dorë, por greva është shumë sfiduese”, shtoi ai.

Nga greva që ka përfshirë vendin janë anuluar 4 000 fluturime dhe janë prekur 380 000 pasagjerë./ /os/ /em/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Drama e Von Shirach çeli sezonin artistik në teatrin e rikonstruktuar “Bylis”
Artikulli tjetërTask Forca Antikorrupsion, shkarkohet nëndrejtori dhe 7 punonjës të Institutit të Shëndetit Publik