Ballina Bota

BM – Mordaunt merr postin e ministres së Mbrojtjes

LONDËR, 2 maj /ATSH-ANSA/ – Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May emëroi Penny Mordaunt në postin e ministres së Mbrojtjes, pas largimit të Gavin Williamson.

Williamson është akuzuar për rrjedhje informacioni drejt medieve për vendimin e Londrës për të lejuar, pavarësisht presionit të SHBA-së, një pjesëmarrje të gjigantit kinez ”Huawei” për furnizimin me komponentë jo të rëndësishëm të sistemit të telekomunikacionit, 5G.

Mordaunt, 46 vjeçe, më parë ishte me detyrën e ministres për Bashkëpunimin Ndërkombëtar.

Mordaunt ka një reputacion të mirë te konservatorët dhe konsiderohet si një nga mbështetëset më të vendosura për Brexit brenda qeverisë aktuale të Theresa May./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Pompeo: Rusia dhe Kuba po destabilizojnë Venezuelën
Artikulli tjetërBulevardi i ri i Kasharit drejt përfundimit