TIRANË, 26 Prill /ATSH/ – “LANÇ është një margaritar në gjerdanin e stolive të kombit”, tha Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi në një mesazh me rastin e festimeve për Brigadën VIII.
“I përulem veprës së 915 luftëtarëve të Brigadës VIII”, theksoi Ruçi, duke shtuar se “qëndrimi ndaj LANÇ, është i panegociueshëm”.
Ruçi nënvizoi se për LANÇ secili mund të ketë mendimet e tij, por jo faktet e tij.
Sipas Ruçit, “është emancipim të nderosh, dhe obskurantizëm të mohosh antifashistët”.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i propozoi dje Presidentit të Republikës, Ilir Meta që t’i japë Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare urdhrin “Nderi i Kombit”.
Ky propozim i Ballës vjen në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit dhe 62-vjetorit të krijimit të Organizatës.
/gj.mima/j.p/












