BELFAST, 26 prill /ATSH-AFP/ – Përfaqësues të qeverive irlandeze dhe britanike pritet të njoftojnë sot një përpjekje për rinisjen e diskutimeve për formimin e një ekzekutivi të ri në Irlandën e Veriut, pa qeveri që prej janarit 2017, sipas medieve të dy vendeve.
Ministrja britanike për Irlandën e Veriut, Karen Bradley, dhe ministri irlandez i Punëve të Jashtme, Simon Coveney pritet të mbajnë sot pasdite një konferencë të përbashkët shtypi në Belfast, sipas televizionit irlandez RTE dhe agjencisë britanike Press Association.
Diskutimet duhet të nisnin pas zgjedhjeve lokale britanike, më 2 maj dhe përpara evropianeve që do të mbahen më 23 maj në Britaninë e Madhe nëse nuk miratohet asnjë marrëveshje për Brexit në Parlament deri atëherë./ /v.b/ a.jor.












